Zyra e auditorit të Republikës së Kosovës vlerëson pasqyrat financiare të MASHTI dhe Universiteti “Haxhi Zeka” del pa asnjë vërejtje për të tretin vit radhazi Zyra e Auditorit të Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses auditimin e detajuar të pasqyrave financiare për vitin 2023, duke përfshirë të gjitha operacionet përkatëse.
Ky është viti i tretë radhazi që raporti i auditimit nuk përmban asnjë vërejtje për universitetin “Haxhi Zeka” dhe kjo është një arritje e rëndësishme për këtë institucion dhe një dëshmi e qartë e transparencës dhe menaxhimit të mirë të financave publike.
Auditimi i pasqyrave financiare është një proces i detajuar dhe rigoroz që përfshin kontrollin e çdo transaksioni dhe operacioni financiar. Pasqyrat financiare të audituara përfshijnë të gjitha operacionet financiare të institucioneve publike dhe janë të hapura për shqyrtim publik, duke garantuar një nivel të lartë të transparencës.
Në raportin për vitin 2023, Zyra e Auditorit të Republikës së Kosovës nuk ka gjetur asnjë vërejtje apo mospërputhje në pasqyrat financiare të audituara për UHZ-në dhe ky rezultat tregon për përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni për të menaxhuar në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente fondet publike.
Përfundimi i suksesshëm i auditimit për vitin 2023 është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Universitetit “Haxhi Zeka” për të mbajtur dhe ruajtur standardet më të larta të menaxhimit financiar. Kjo arritje për UHZ-në është një hap tjetër pozitiv drejt ndërtimit të një qeverisjeje të besueshme dhe transparente, dhe një shembull për të ndjekur në të ardhmen