Në vazhdimësinë e implementimit të projektit ENEMLOS (Krijimi i Klinikave Ligjore nëpër universitete) në kuadër të programit ERASMUS +, sot, Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Fadil Millaku nënshkroi Marrëveshjen për Partneritet nga ana e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është pjesë e këtij projekti me gjithsej 15 partnerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.