Rektori i UHZ takon përfaqësuesit e OJQ “ERA” group
Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi, i shoqëruar nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof. dr. Edmond Beqiri, ka pritur në takim përfaqësuesit e OJQ “ERA”, Z. Fatos Lajqin dhe Znj. Ilirjana Kastratin.
Në takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit institucional në kuadër të objektivit strategjik të universitetit mbi profilizimin dhe dizajnimin e programeve studimore. Përfitimet reciproke kanë në fokus interesin e studentëve përmes aktiviteteve që lidhen me çështjet mjedisore, shkëmbimin e përvojave, etj. Rektori Krasniqi siguroj përfaqësuesit e kësaj organizate, se të gjitha kapacitetet e universitetit do të jenë në dispozicion për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Rektori përfundoi me theksin se UHZ synon ndërveprim dhe bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile në përgjithësi për të realizuar objektivat kryesore të strategjisë për zhvillim dhe avancim të universitetit.