Sot, Rektori Prof. dr. Armand Krasniqi dhe Prof. ass. dr. Ylber Januzaj janë pritur në një takim pune në Shkup të Maqedonisë Veriore. Në këtë vizitë, ata kanë zhvilluar takim produktiv me Profesorin dhe eskpertin e fushës Prof. dr. Azir Aliu për të diskutuar rreth çështjeve akademike dhe inovacionit në fushën e teknologjisë.
Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte krijimi i Parkut të Teknologjisë, një iniciativë e cila synon të forcojë bashkëpunimin midis institucioneve akademike dhe industrisë së teknologjisë në zhvillimin e projekteve inovative dhe të reja.
Gjithashtu, gjatë takimeve, u diskutua edhe për permiresimin e kurrikulave ekzistuese brenda Universitetit, me qëllim që të përgatiten studentët për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës.
Rektori Krasniqi dhe Profesori Aliu shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të përcjellë idetë dhe përvojat e fituara nga kjo vizitë për të avancuar arsimin dhe inovacionin në të dy vendet.