Rektori viziton zyrtarisht Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA)Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi me bashkëpunëtorë takohet me drejtuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në Prishtinë, me ç’ rast u prit ngrohtë nga koordinatori i zyrës Zt. Cihan Dincer. Ky takim ndërinstitucional ishte i dyti me radhë, pasi Tika vizitoi UHZ-në dhjetorin e kaluar.
Rektori Krasniqi, në emër të tij dhe të institucionit fillimisht shprehu falënderim dhe mirënjohje për kontributin e qeverisë Turke dhënë arsimit në Kosovë për vite me radhë. Zt. Dincer u njoftua sipërfaqësisht me rrjedhat e universitetit, proceset akademike dhe sfidat me të cilat përballet aktualisht.
Koordinatori i TIKA-s, informoj rektorin për projektet e saj në Kosovë, të cilat ndërlidhen me përkrahjen për modernizimin e sistemit të edukimit në Republikën e Kosovës, fushë kjo me interes për universitetin “Haxhi Zeka”. Ai konfirmoj gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të mbështetur nevojat emergjente të universitetit, veçanërisht ato të Fakultetit të Arteve, gjithnjë konform mundësive buxhetore të organizatës.
Objekti i ri i Fakultetit të Arteve pritet të përfundojë me punime dhe të finalizohet brenda këtij viti.Palët ranë dakord që bashkëpunimi i ndërsjellë të zgjerohet në të ardhmen edhe në spektrin akademik, pasi të identifikohet një partner homolog në Turqi, e që do të mundësonte përfitime reciproke për studentët në radhë të parë, por edhe për personelin akademik. Në vijim, do të përgatitet një dokument mirëkuptimi i cili do të përfshijë pikat kryesore të bashkëpunimit institucional. #UHZ#Cooperation