Rektorja e Universitetit të Zarës, Dr. Dijana Vican dhe përfaqësuesit e ALLED2, Znj. Efka Heder dhe Anton Gojani vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Ata u pritën nga rektori i UHZ prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, prof.dr. Edmond Beqiri dhe koordinatorja për bashkëpunim ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu. Takimi vijoi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë dhe diskutimet gjatë takimit ishin të orientuara drejt bashkëpunimeve specifike ndërmjet dy institucioneve. Në një kohë të shkurtër ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej me risi në fushën e zhvillimit të programeve studimore në fushën e turizmit dhe më gjerë.
Nga ana tjetër ALLED2, bashkëpunëtor strategjik i universitetit “Haxhi Zeka” pas bashkëpunimit për Shtojcën e Diplomës, e cila është në fazën përfundimtare do të angazhohet në përkrahje të UHZ-së edhe në projekte të tjera, respektivisht në modalitetin e njohjes së nivelit të V-të të kualifikimeve.