Rezultatet e provimit pranues ne afatin plotësues për vitin akademik 2015/2016
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikave A. dhe B. të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi – të rregullt
Administrim Biznesi – me korrespondencë
Kontabilitet dhe financa – të rregullt
Kontabilitet dhe financa – me korrespondencë
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – të rregullt
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake – me korrespondencë
Fakulteti Juridik
Juridik i përgjithshëm – të rregullt
Juridik i përgjithshëm – me korrespondencë
Fakulteti MTHM
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – të rregullt
Menaxhment në Turizem dhe Hotelieri – me korrespondencë
Menaxment në Turizem – gjuhë boshnjake – të rregullt
Menaxment në Turizem – gjuhë boshnjake – me korrespondencë
Fakulteti i Agrobiznesit
Teknologjia e Prodhimit Bimorë
Fakulteti i Arteve
Edukim i Përgjithshëm në Muzikë
Edukim Artisitk në Instrumente Frymore
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Regjistrimi i kandidatëve të cilët kanë kaluar me sukses provimin pranues do të bëhet sipas
fakulteteve, sipas këtij orari:
– Fakulteti i Biznesit, me datë 28.09.2015, prej orës 1000 në objektet e Fakultetit të Biznesit
– Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, me datë 28.09.2015, prej orës 1000 në objektet e Fakultetit të Biznesit.
– Fakulteti Juridik, me datë 29.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
– Fakulteti i Agrobiznesit, me datë 29.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
– Fakulteti i Arteve , me datë 30.09.2015, prej orës 1000 në objektin e Fakultetit Juridik.
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtyre afateve nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.
Kandidatët të cilët kanë kaluar me sukses provimin pranues me rastin e regjistrimit të vitit akademik duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 €, për studime të rregullta, respektivisht 125 €, për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga faqja zyrtare e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, www.unhz.eu