Rezultatet e provimit pranues ne studimet MASTER për vitin akademik 2015/2016
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi – gjuhë boshnjake
Fakulteti Juridik
Fakulteti MTHM
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar në vitin e parë të studimeve Master mund të paraqesin ankesë me shkrim me dt. 19.10.2015 dhe 20.10.2015.
REGJISTRIMI I STUDENTËVE PËR NIVELIN MASTER
1. Regjistrimin e kandidatëve të pranuar do ta bëjë Administrata Qendrore e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, sipas këtij orari:
- Fakulteti i Biznesit më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;
- Fakulteti Juridik më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;
- Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis më 22.10.2015 dhe 23.10.2015 prej orës 9:00 – 15:00 në objektin e Fakultetit te Biznesit;
2. Kandidatet e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
– Fletëregjistrimin e plotësuar (i cili merret në Administratën Qendrore të UHZ-ës, aty ku bëhet regjistrimi)
– Dy fotografi formati 6×4 cm
– Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga www.unhz.eu) në shumën prej 150 € për një semestër.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste apo në pikat e Postes se Kosovës
Për informata të tjera të nevojshme, kandidatët mund t`i drejtohen fakultetit gjegjës ose ta hapin faqen e internetit www.unhz.eu
3. Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri më 19.10.2015. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen pasi fillon viti akademik, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.