Rezultatet e provimit pranues të studimeve Baçëlor për vitin akademik 2021-2022
Të drejtë radhitje përkatësish pranimi, sipas pikës II të konkursit kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
I. Fakulteti i Biznesit
Departamenti Menaxhim Biznesi
Departamenti Menaxhim Biznesi – Gjuhë boshnjake
II. Fakulteti Juridik
Departamenti Juridik i përgjithshëm
III. Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
Departamenti Menaxhment në Turizëm në gjuhën boshnjake
IV. Fakulteti i Agrobiznesit
Departamenti Teknologji e Prodhimit Bimor
Departamenti Agromjedis dhe Agroekologji
Departamenti Teknologji Ushqimore
V. Fakulteti i Arteve
Departamenti Edukim në Muzikë
Departamenti Edukim Artistik në Interpretim
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë (ditë pune) pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari:
Fakulteti i Biznesit nga 30.09.2021 deri 01.10.2021 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i Juridik nga 04.10.2021 deri 05.10.2021 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i MTH –së nga 30.09.2021 deri 01.10.2021 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i Agrobiznesit nga 04.10.2021 deri 05.10.2021 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Fakulteti i Arteve nga 04.10.2021 deri 05.10.2021 prej orës 09:00 – 15:00 (në Fakultetin Juridik)
Luten kandidatët e pranuar që të i përmbahen datave të regjistrimit pasi që data e fundit për regjistrim është 05.10.2021. Lajmërimi vlen edhe për kandidatët e pranuar në afatin e parë të konkursit. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen për shkak të mbylljes së Sistemit për Menaxhimin e Informacionit të Arsimit të Lartë (SMIAL), prandaj luteni që t’i përmbahen këtij afati për regjistrim.