Fakulteti Juridik, në bashkëpunim me OJQ-në “Human”, organizoi një seminar të veçantë me studentët e tij, me temën kryesore “Së bashku kundër korrupsionit në Kosovë” dhe rëndësinë e luftimit të dukurive negative në shoqëri.
Seminari u hap nga Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Avdullah Robaj, i cili përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një ligjëratë të shkurtër për rëndësinë e temës së trajtuar. Pas tij, drejtori ekzekutiv i OJQ-së “Human”, z. Samir Zajmi, mbajti një ligjëratë inspiruese mbi rolin e individëve dhe institucioneve në luftimin e dukurive negative.
Një nga momentet kryesore të seminarit ishte prezantimi i tri punimeve të përzgjedhura nga studentët, të cilët u vlerësuan dhe u shpërblyen për angazhimin e tyre:
- Jeta Feri – vendi i parë,
- Rinesa Kastrati – vendi i dytë,
- Anil Krasniqi – vendi i tretë.
Ky aktivitet është një hap tjetër drejt ndërgjegjësimit të rinisë dhe shoqërisë për të vepruar së bashku kundër korrupsionit dhe për të promovuar vlerat pozitive në Kosovë.