Nën organizimin e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, dhe Agjencia Kombëtare Franceze e programit ERASMUS+ në datat 22 dhe 23 nëntor 2022 në Tiranë u organizua “Seminar Kontakti për Arsimin e Lartë”. Në seminar nga UHZ mori pjesë prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj dhe drejtoresha e Zyrës për Bashkëpunim ndërkombëtar, Znj. Arberora Haxhija.
Seminari i kontaktit për arsimin e lartë pati si qëllim rrjetëzimin e institucioneve të arsimit të lartë të Ballkanit Perëndimor dhe universiteteve franceze të pranishme në këtë seminar. Në seminar ishin prezentë institucione të arsimit të lartë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi. Përfaqësueset e UHZ-së patën takime me përfaqëues të universiteteve franceze ku u diskutua pjesëmarrja në projekte të përbashkëta të ERASMUS+ – CBHE, mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve për shkëmbim të studentëve dhe të personelit dhe aktivitete të tjera të ndërlidhura me fushëveprimin e ERASMUS+.