SH.T. Ambasadori italian z. Ferrarese vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

SH.T. Ambasadori italian z. Ferrarese vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

SH.T. Ambasadori italian z. Ferrarese vizitoi Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Sot menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” priti ambasadorin italian në Kosovë, z. Adreas Ferrarese, përfaqësues të Trentinos dhe ekspertë të ekonomisë nga Italia.

Rektori i Universitetit, Prof. asoc. Dr. Naser Mrasori, tha se Peja historikisht ka pasur lidhje miqësore me Italinë, bashkëpunimi mes dy vendeve është mjaft i mirë dhe po zhvillohet gjithnjë e më shumë, prandaj falë kësaj miqësie dhe bashkëpunimi, shteti mik Italia gëzon respektin më të madh në gjithë vendin tonë, në Kosovë gjithandej flitet me respekt për këtë popull mik, por një falenderim dhe respekt të madh, Italia gëzon në veçanti, për kontributin që ka dhënë në çlirimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Rektori informoi ambasadorin edhe për bashkëpunimin e Universitetit “Haxhi Zeka” me Universitetet italiane dhe falënderoi ambasadorin dhe përfaqësuesit e asociacionit Trentino con il Balcani, për mundësitë që kanë ofruar Italia për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave akademike dhe zhvillimeve në fushën e ekonomisë.


Ambasadori italian, Andreas Ferrares përgëzoi menaxhmentin për punën e bërë dhe falënderoi shumë për pritjen e ngrohtë dhe miqësore. Sipas ambasadorit Ferrarese, shoqëria kosovare tani ka hyrë në një fazë të re, ku 15 vjet pas luftës qytetarët tashmë duhet të flasin dhe punojnë për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe të ardhmen evropiane. Ai potencoi se përveç potencialit natyrorë, vendi ynë ka rini të shëndosh, që sipas tij të dy vendet mund të shkëmbejnë përvoja të cilat janë më se të nevojshme në fushën e ekonomisë. Ambasadori Ferrarese, tha se Trentino është ai territor i ëndrrave që do të duhej të shndërrohej edhe në Kosovë, dhe sipas tij ky rast do të ishte model i mirë se si është zhvilluar dhe është ndërtuar Trentino në Itali, e njëjta gjë të bëhet në vendin tonë. Në këtë drejtim ambasadori tha se Kosova ka pasur dhe do të ka mbështetjen e qeverisë Italiane, me që Trentino ka këtë iniciativë, sipas tij të gjithë jenë aleatë dhe shprehi gatishmërinë e tij për mbështetje të zhvillimit dhe përhapjes se modelit të ndërmarrjeve të Trentios edhe në Pejë.

Sot gjithashtu është organizuar edhe konferenca e parë mes Rajonit të Trentinos, Komunës së Pejës dhe Universitetit “Haxhi Zeka”, me temën “Kooperativat dhe Ndërmarrjet Shoqërore për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të territoreve “ .

Në këtë konferencë ambasadori foli për nevojën e bashkëpunimit në mes të institucioneve, duke ritheksuar rëndësinë e universitetit sa i përket dijes dhe shkencës, po ashtu falënderoi rektorin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ndërsa kryetari i komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Ambasadorin Ferrarese dhe përfaqësuesit e Trentinos për mundësitë e mëdha, modelet dhe përvojat me të mira që po i ofrojnë Pejës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik mbështetur në përvojat italiane. Gjatë konferencës prezantuan para studentëve, profesorëve të UHZ-së dhe pjesëmarrësve të tjerë edhe profesorë dhe ekspertë nga Italia, përvoja nga ndërmarrjet italiane, të cilat mund të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë dhe i sigurt i zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Translate »