Shërbimi konsultor

Sistemi tutorial- Peer to Peer

Deklarata Shkollore e Tutorëve Personal
2016/17

Mire se vini në sesionin e ri akademik!

Qëllimi i këtij dokumenti është që t’ju ofroj një pasqyrë të marrëveshjeve të tutorëve personal  në Universitetin Haxhi Zeka

Përfitimet e sistemit tutorial personal

Duke punuar në partneritet me tutorin tuaj personal dhe personelin mësimor, do të keni mundësi të mbështetjes për t’u/të:

  • Bërë një lider me shumë vetëbesim dhe të luani një rol aktiv në komunitetin tuaj akademik;
  • Reflektoni mbi progresin tuaj akademik dhe efektin tuaj mbi reagimet akademike;
  • Zhvilloni gamën e aftësive dhe cilësive të nevojshme për sukses në universitet dhe më gjerë.

Detaje më të gjera për të gjitha aspektet e tutorit personal, si dhe burime të tjera të mbështetjes në Universitet, mund të gjenden në link-un e mëposhtëm:

Si do t’i paraqes Universiteti  këto përfitime – Studentët Universitar

Si një student universitar, ju do të keni një numër të madh takimesh me tutorin tuaj personal, së bashku me një numër të madh grupor, gjatë periudhës së përfundimit të drejtimit tuaj.

Takimet një-me-një:

Viti i parë:

Secilit student do t’i caktohet një kohë takimi në letrën e mirëseardhjes dhe do t’a ketë mundësinë që ta shoh tutorin personal të tij/saj. Ky takim është i detyrueshëm për studentët dhe do të zgjasë rreth 15 minuta; qëllimi i tij do të jetë konfirmimi i pjesëmarrjes dhe të sigurojë që studentët janë të regjistruar dhe të jete si takim njoftues.

Studentët e vitit të parë do të kenë takime një-me-një shtesë me tutorët e tyre personal, në semestrin e dytë: ky takim do të para-organizohet nga Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët. Qëllimi i takimit do të jetë reflektimi mbi dhe diskutimi i progresit të përgjithshëm (duke përfshirë një rishikim të rezultateve të provimit dhe rezultatin e vlerësimit të provimeve), dhe të vë në vend mekanizma të tjera të mbështetjes, kur të jetë e nevojshme. Pas takimit, studentëve do t’u kërkohet të bëjnë një shënim të shkurtër të takimit.

Viti i dytë:

Studentët do të mbajnë takim një-me-një me tutorin e tyre personal, në fillim të semestrit të parë, në mënyrë që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, kërkojnë udhëzim që të zgjedhin lëndët zgjedhore dhe ta rishikojnë progresin akademik. Ky takim është obligativ për të gjithë studentët dhe zgjatë rreth 10 – 15 minutave. Një letër me të gjitha detajet e takimit do të jetë e postuar në derën e zyrës së profesoreve. Studentët janë të detyruar të konfirmojnë pjesëmarrjen  për takim, si në vijim: (i) ata me problemet e progresit (nëpërmjet provimeve të dështuara apo të humbura ose atyre që janë kthyer përsëri pas ndërprerjes së studimeve), duhet të takohen me tutorët e tyre personal gjatë javës së mirëseardhjes. Zyra për Mbështetjen e Studentëve do t’i njoftoj këta student paraprakisht permes web faqes në mënyrë që të ua bëjë me dije atyre për një takim të mëhershëm; (ii) Të gjithë studentët e tjerë duhet të takohen me tutorët e tyre personal deri në fund të muajit tetor.

Në fillim të semestrit të dytë, të gjithë studentët e vitit të dytë do të lajmerohen permes web faqes  nga Zyra për Mbështetjen e Studentëve: ata do të ftohen që t’i kontaktojnë tutorët e tyre personal, për të diskutuar  në një takimi ballë-për-ballë çdo pyetje e cila ka dalur nga performanca e tyre apo çdo lloj çështje tjetër e cila lidhet me studimet e tyre. Studentët që janë duke hasur probleme me përparimin e tyre akademik (p.sh, nëpërmes vlerësimeve të tyre të dështuara apo të humbura), do të kontaktohen veçmas nga ZMS dhe do të kërkohet të nënshkruhen në fletën e nënshkrimeve për një takim me tutorët e tyre personal. Ky takim është obligativ dhe do të synojë që të vë në rrugën e duhur ato mekanizma në të cilat duhet mbështetje.

Viti i tretë dhe i katërt:

Studentët do të ftohen për të nënshkruar për një takim me tutorët e tyre personal në fillim të semestrit të parë, në mënyrë që të konfirmojnë pjesëmarrjen, si dhe për të diskutuar progresin dhe çështje e tjera. Ky takim është obligativ për të gjithë studentët dhe do të zgjasë rreth 10/15 minuta. Një fletë e cila përcakton të gjitha detajet e takimeve do të jetë e postuar në derën e zyrës së profesoreve. Studentët janë të detyruar që ta nënshkruajnë për një takim, si në vijim: (i) ata me çështje të progresit (nëpërmjet provimeve të dështuara apo të humbura, ose që janë kthyer pas ndërprerjes së studimeve) duhet të shohim tutorët e tyre personale gjatë javës së mirëseardhjes. Zyra për Mbështetjen e Studentëve do të kontaktojë këta student paraprakisht për t’iu kujtuar atyre për takimin e mëhershëm; (ii) Të gjithë studentët e tjerë duhet të takohen me tutorët e tyre personal deri në fund të muajit tetor.

Në fillim të semestrit të dytë, të gjithë studentët do njoftohen permes web faqes  Zyra e Mbështetjes së Studentëve: ata do të ftohen për të kontaktuar tutorët e tyre personal që të diskutojnë në një takim ballë-për-ballë për çdo pyetje që del nga performanca e tyre deri më sot apo ndonjë çështje tjetër që lidhet me studimet e tyre. Studentët që kanë probleme në lidhje me përparimin e tyre akademik do të kontaktohen veçmas nga ZMS dhe do të kërkohet nga ta që të nënshkruhen për një takim nëpërmjet fletës së nënshkrimeve për një takim në zyre e tutorëve personal. Në prag të takimeve, studentët do të dërgojnë një deklaratë të shkurtër në lidhje me punën e tyre, në mënyrë që ajo të mund të formoj bazën për diskutimin e nevojave të studentëve dhe për përparimin dhe përmirësimin e planeve për të ardhmen.

Përveç takimeve të caktuara, studentët mund të kërkojnë një takim me tutorët e tyre personal në çdo kohë gjatë vitit akademik, duke përdorur e-mailin.

Takimet Grupore:

Datat dhe vendet për të gjitha takimet grupore do të shpallen në javën e mirëseardhjeve.

Viti i pare:

Studentët e vitit të parë do të kenë tre takime grupore gjatë vitit akademik, siç mund ta shihni më poshtë:

  1. Semestri 1, rreth javës së 7-të: një takim grupor (që zgjatë një orë) në marrjen dhe forcimin e aftësive të provimit në lëndët të cilat studentet kanë më shume ngecje.   
  2. Semestri 1, rreth javës së 11-të: një takim grupor të organizuar nga tutorët personal (zgjatë rreth 45 minuta) për të diskutuar pyetjet që dalin nga seanca e ligjëratave nga lendet ku ka ngecje.
  3. Semestri 2, rreth javës së 9-të: një takim grupor gjatë tërë vitit (që zgjatë një orë) në adresimin e sfidave të një shqyrtimi e problemeve dhe ngecjeve.

Studentët e vitit të dytë dhe te tretë do të marrin pjesë minimum në tre takime grupore gjatë tërë vitit akademik, fokusi i këtyre takimeve do të ndryshojë sipas programit në të cilën janë regjistruar studentët dhe raportit te arritshmërise se rezultateve ne provime. I njeti model i takimeve do te vazhdoj edhe ne dy apo tri vitet tjera te studiemve vetem fokusi i takimi është ndryshe.

Mbështetja Peer:

Aktivitetet mbështetëse Peer janë, gjithashtu, në dispozicion për çdo student në universitet. Ne do të ju inkurajojmë studentet që të inkuadrohen në këtë, përderisa është një mënyrë e mirë për t’u angazhuar me studentët e tjerë.

Çdo vit studentët e UHZ-së të vitit të parë janë caktuar automatikisht në një grup Peer i cili mblidhet çdo javë për një orë në javë në semestrin e parë. Grupet udhëhiqen nga liderë të trajnuar të cilët janë student të vitit të tretë,  të katërt dhe te studimeve Master të cilët janë atje për të ndihmuar të lundrojnë jetën në Universitetin Haxhi Zeka.

Linqe tjera:
Raporti per sistemin tutorial
Udhezimet per profesoret Sistemi Tutorial

Ky sistem do të aplikohet edhe për studentët master.

Translate »