Nje grup nga stafi akademik i Fakultetit të Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” ka fituar një projekt shkencor në thirrjen e fundit për projekte të vogla shkencore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Projekti me titull “Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie në Arsimin e Lartë në Kosovë” synon të hulumtojë dhe analizojë rolin e IA-së në përmirësimin e procesit mësimor në universitetet e Kosovës.
Ekipi i projektit përbëhet nga: Prof.asoc.dr. Fisnik Morina (bartës i projekti), Prof.ass.dr. Valdrin Misiri, Ass. Shkëlqesa Smajli dhe Ass. Besfort Ahmeti..
Projekti pritet të sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe teknologjive inovative duke rritur cilësinë dhe përmbajtjen e procesit mësimdhënës në Kosovë.