Në kuadër të projektit QUADIC, këtë javë po mbahet një vizitë studimore në Universitetin e Lubjanës. Vizita studimore ka për synim ekspozimin e partnerëve në strukturat dhe praktikat e Universitetit të Lubjanës lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve. Njëkohësisht, synohet shkëmbim i përvojave dhe ideve lidhur me fushat e lartcekura.
UHZ po përfaqësohet nga Prof.asoc.dr. Ibrahim Krasniqi dhe Ass. Besfort Ahmeti në cilësi të koordinatorit të projektit për UHZ.
Aktivitetet e kësaj vizite studimore parashohin ligjërata, punëtori dhe takime për të shkëmbyer përvoja, ide dhe mësime lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve. Kjo është mundësi e veçantë për universitetet pjesëmarrëse që të mësojnë më shumë nga përvoja dhe praktikat e jashtëzakonshme të Universitetit të Lubjanës në fushat e ndërkombëtarizimit dhe projekteve.
![](https://old.unhz.eu/wp-content/uploads/2022/06/c6e95971-2338-400a-8c88-eaebfaa53258.jpg)
![](https://old.unhz.eu/wp-content/uploads/2022/06/B37862CB-1454-4BAF-8644-6DA4BA93A554-scaled.jpg)