Nën udhëheqjen e Prof. ass. dr. Mensur Morina, ky eveniment ka qenë pjesë e lëndës së Klinikës Juridike Penale dhe ka përfshirë 3 seanca të simulimit me studentët e Fakultetit Juridik.
Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. ass. dr. Avdullah Robaj. Ai ka përgëzuar studentët për organizimin e këtyre seancave, duke shprehur dëshirën për suksesin e tyre. Në veçanti, ai ka theksuar rëndësinë e çështjeve kryesore të subjekteve të procedurës penale dhe përgatitjes profesionale të studentëve në këto seanca simulative.
Përmes këtyre klinikave, ata zhvillojnë një kuptim të thellë të aspektit praktik të drejtësisë dhe aftësinë për të analizuar, zgjidhur dhe trajtuar çështje juridike komplekse.
Këto seanca simulative janë një pjesë e rëndësishme e trajnimit të studentëve, pasi ata përjetojnë një mjedis realistik të punës juridike dhe zhvillojnë aftësi të nevojshme për të vlerësuar dhe zgjidhur çështje me kompleksitet të lartë. Përmes këtyre eksperiencave, studentët fitojnë siguri në aftësitë e tyre, ndërtimin e besimit dhe njohuritë konkrete për të përballuar sfidat e vërteta në fushën juridike.
Me ndihmën e profesorëve të përkushtuar dhe mbështetjes së institucionit akademik, klinika juridike ofrojnë një platformë unike për të ndërtuar urë të fortë midis teorisë dhe praktikës, duke e përgatitur studentët me aftësi të përparuara që do t’u shërbejnë si bazë për të filluar karrierën e tyre juridike me sukses.