Ekipi i deleguar nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, sot zhvilloi takim me maturantët e Gjimnazit Hajdar Dushi në Gjakovë. Qëllimi i këtij takimi, si në të gjitha rastet tjera, ishte promovimi i ofertës programore të Universitetit Haxhi Zeka.
Drejtori, stafi dhe maturantët e kësaj shkolle kishin organizuar një pritje mjaft mbresëlënëse për ekipin e UHZ-së. Këta të fundit prezentuan ofertën e studimeve për pesë njësitë akademike. Po ashtu, ata dhanë detaje me rëndësi për maturantët dhe jetën e tyre studentore në UHZ.
U tregua se në UHZ studenti vendoset çdo herë në qendër dhe të gjitha proceset përshtaten dhe organizohen për të mirën e studentëve.
Dyert e Universitetit Haxhi Zeka janë të hapura për të gjithë maturantët e interesuar që të bëhen studentë tek ne.
UHZ ju mirëpret dhe ju garanton cilësi në arsimimim tuaj.