Në kuadër të aktiviteteve të promovimit të ofertës programore të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, përfaqësues nga UHZ patën takim me maturantët e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Fehmi Agani” në Klinë.
Gjatë këtyre vizitave ata i informuan maturantët për ofertën e studimeve të UHZ-së, përfshirë programet e studimeve që ofrohen në secilin nga pesë fakultetet që operojnë në kuadër të universitetit.
Universiteti Haxhi Zeka në Pejë i ka dyert e hapura për të gjithë maturantët që duan të bëhen studentë të institucionit tonë.