Nën patronatin e KFOR Italian, në univervistetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt takimi punues për themelimin e Forumit të Kosovës Perëndimore. Në këtë takim ishin prezentë prorektorja Nazli Tyfekcie nga universiteti i Gjakovës, Serdan Kervan nga unviersiteti i Prizrenit dhe nga universiteti “Haxhi Zeka” mori pjesë prorektorja për mësim, cështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass. Alma Shehu Lokaj. Në këtë takim ishin gjithashtu të pranishme NGO italiane të cilat trajtojnë cështje të turizmit.
Qëllimi i takimi është marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet tre universiteteve dhe të gjitha komunave të rajonit perëndimor të Kosovës. Marrëveshja është një përpjekje për krijimin e “Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit” me objektiv kryesor krijimin dhe implementimin e një programi për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në rajonin Perëndimor.
Në një të ardhme të afërt në Fshatin Italian do të mbahet takimi i radhës ku do të marrin pjesë të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës perëndimore.