Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik u mbajt takim rreth diskutimit të hapave konkret për anëtarësimin e Kosovës në GEANT.
GEANT është bashkëpunimi kryesor në infrastrukturën elektronike dhe shërbimet për hulumtime dhe edukim.
Pjesëmarrës në këtë takim nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ishin Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala, Kryesuesi i TI-së , ztr. Adnan Lataj dhe Prof. Mimoza Hyseni.