Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë (UHZ) i përkrahur nga Komisioni Evropian përmes Projekti Erasmus+ ‘’Klinikat ligjore në shërbim të grupeve të cenueshme: rritja e punësueshmërisë së studentëve të drejtësisë përmes arsimit praktik (ENEMLOS)’’ fton studentët e Fakultetit Juridik që të aplikojnë për të qenë pjesë e Klinikës Juridike Reale.
RRETH KLINIKËS JURIDIKE REALE
Klinika Juridike REALE u jep studentëve mundësi që mësimet akademike të aplikojnë në praktikë duke punuar në çëshje apo raste reale gjatë vitit të tretë, katërt të nivelit bachelor në Fakultetit Juridik apo të programit Master. Ligjëratat e klinikës do të mbahen në hapësirat e Fakultetit Juridik. Aktivitetet e ofrimit të ndihmës juridike primare klientëve (intervistat dhe këshillimi) do të mbahen poashtu në Fakultetin Juridik, Salla e Klinikës Juridike. Studentët klinikë fillimisht do të trajnohen rreth rolit të Klinikës Ligjore Reale, do të takohen një herë në javë për ligjëratë dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth çështje reale që mund të pranojnë nga klientët . Ligjëratat do të mbahen nga stafi akademik dhe ligjërues të ftuar të cilët janë profesionistë ligjorë (prokurorë, avokatë dhe gjyqtarë), përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, etj.
Përveç ligjëratave, studentët do të punojnë në ekipe për të adresuar rastet reale të sjella nga klientët. Studentët aktivë të Klinikës, pritet që të promovojnë aktivitet e Klinikës Juridike Reale në bashkëpunim me institucionet që kanë marrëveshje bashkëpunim tashme me Fakultetin Juridik.
ROLI DHE PËRGJEGJËSITË E STUDENTËVE
Çdo student (nën mbikëqyrjen e një stafi akademik dhe profesionistë ligjor), do të angazhohet në një gamë të plotë të detyrave të ndihmës juridike primare:
• Intervistimi dhe këshillimi i klientit
• Përgatitja dhe argumentimi i mbrojtjes;
• Shqyrtimi i të dhënave, provave etj;
• Hulumtim i ligjit për të siguruar mbështetje për teoritë e ndryshme ligjore;
• Asistimi në hartimin dhe paraqitjen e shkresave të ndryshme;
• Të marrin pjesë në ligjërata një herë në javë;
• Të marrin pjesë në aktivitete promovuese rreth rolit të Klinkës Juridike Reale, dhe të kryejnë punë tjera administrative.
KËRKESAT PËR STUDENTËT
Për të qenë pjesë e Klinikës, Studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë, katërt të Fakultetit Juridik ose studentë i nivelit Master në Fakultetin Juridik të
Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
• Zotërojnë aftësi të shkrimit ligjor;
• Zotërojnë aftësi të hulumtimit ligjor;
• Aftësi për të dhënë këshilla ligjore për klientët;
• Të demonstrojnë interes në reformën gjyqësore, angazhim në komunitetit, dhe qasje në drejtësi;
• Të demonstrojë angazhim për etikë në klinikë;
• Aftësi të mira në të folur dhe shkruar në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës dhe njohja e një gjuhe të huaj është përparësi.
APLIKONI
Studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë Klinikë duhet të aplikojnë duke paraqitur CV, Letër Motivuese dhe Transkriptën e Notave. Dokumentet e aplikimit të dorëzohen në formatin PDF në e-mail adresën: [email protected], me subjektin “Aplikim-Klinika Juridike Reale në Pejë”, deri më 25 qershor 2022 në ora 24:00.
Në rast të numrit të madh të kandidatëve, vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.
QËLLIMI I PROJEKTIT ERASMUS+ ‘’ENEMLOS’’ Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë përmirësimin e punësimit të studentëve të diplomuar në drejtësi përmes edukimit praktik dhe organizimit të klinikave juridike reale në Pejë, Gjilan, Prishtinë dhe Podgoricë. Kontakti i drejtpërdrejtë me klientët real në klinikat ligjore do t’u japë studentëve mundësinë të praktikojnë drejtësi gjatë studimeve të tyre dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të ligjvënies jo vetëm përmes proceseve të simuluara dhe studimeve teorike. Puna në klinikë të llogaritë në ECTS për lëndet klinike që kanë zgjedhur studentët.