Programi i Bursave të BE-së
Thirrje për aplikim
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 10-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e Hëna me 25 Janar 2016 deri të Premtën me 4 Mars 2016 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 32 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji, shkenca shoqërore dhe fusha të tjera akademike në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:
1) Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion
2) Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion
3) Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion
Informatat shtesë për thirrjen për aplikim janë në YCS webfaqen zyrtarehttp://ycskosovo.eu ose klikoni këu.