Përfaqësues nga USAID-i sot prezantuan para studentëve të Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë, Programin e Lidership-it Transformues – Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP) i cili implementohet nga organizata World Learning dhe financohet në partneritet me USAID-in dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në këtë prezantim ishin të pranishëm studentë të dalluar të UHZ-së, të cilët po ashtu shprehën interesimin për të aplikuar për këto programe studimi me bursa të plota në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rektori, Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori falënderoi përfaqësueset e USAID-it, për këtë prezantim si dhe për bashkëpunimin që kanë ofruar në vazhdimësi dhe po ofrojnë SHBA-të përmes institucioneve të tyre në Kosovë.