Përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve financiare të regjionit morën pjesë në takimin për themelimin e këtij Trupi Këshillëdhënës për Fakultetin e Biznesit.
Roli i TK-së është që të bashkërendohen nevojat dhe kërkesat e tregut të punës me programet e studimit të Universitetin tonë.
Në këtë takim po ashtu ishin edhe përfaqësues nga Fakulteti Biznesit dhe menaxhmenti i UHZ-së, ku diskutuan për hapat e mëtutjeshëm bazuar në rregulloren e funksionimit të kësaj trupe dhe marrëveshjet në mes tyre.
Universiteti “Haxhi Zeka” ka të themeluar edhe dy Trupa Këshillëdhënës në njësitë akademike Agrobiznes dhe MTHM që nga viti 2015, në bashkëpunim me përfaqësuesit e projektit EYE(Rritja e punësimit për të rinjtë nga HSI dhe MDA) në Kosovë.
[Best_Wordpress_Gallery id=”16″ gal_title=”Trupa Keshilldhenese”]