UHZ bashkëpunon edhe me universitetin Nothern Ilionis në SHBA
Rektori Prof.asc. Dr. Naser Mrasori dhe kryetari i Këshillit Drejtues, Prof. ass. Dr. Haxhi Gashi takuan sot përfaqësuesin e” Nothern Illionis University”, njëherit edhe drejtor i programeve globale z. Anthony Preston dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave akademike, programet e studimit, mobilitetin e studentëve etj. Përfaqësues të këtij Universiteti kanë ftuar menaxhmentin e UHZ-së për një vizitë në SHBA, për t’u njohur nga afër me mundësitë e bashkëpunimit si dhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të udhëheqësve të dy Universiteteve.