UHZ dhe Projekti Erasmus + ENEMLOS zhvilluan trajnimin për Klinikat Ligjore

UHZ dhe Projekti Erasmus + ENEMLOS zhvilluan trajnimin për Klinikat Ligjore

Me 14-16 dhjetor 2020, është mbajtur trajnimi online i stafit dhe studentëve të Fakultetit Juridik lidhur me konceptin dhe rregullat themelore të Klinikave Ligjore, me trajnues nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit.


Trajnimi rreth projektit “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing The Employability of Law Students Through Practical Education / ENEMLOS” ka zgjatur tre ditë.


Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.


Universiteti “Haxhi Zeka” më Pejë është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq partner të tjerë janë Universiteti ‘’Kadri Zeka”, Universiteti i Prishtinës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.

Translate »