Në kuadër të projektit QUADIC (Quality development of international cooperation and project management) u mbajt trajnim tre-ditor nga data 28 deri me 31.03.2021 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë si partner i projektit mori pjesë me tre përfaqësues:
Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala; Asistenti i Fakultetit të Biznesit, Z. Besfort Ahmeti; dhe U.D. Drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Dr. Skender Shala.
Agjendë e trajnimit ishte trajnimi për Zyre të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, aplikimi për projekte, shkrimi i propozimeve, hartimi i projekteve të përbashkëta, menaxhimi dhe implementimi i projekteve si dhe zhvillimi i aplikacioneve të softuerit dhe platformave online.
One thought on “UHZ pjesëmarrës në trajnime të projektit QUADIC”
Comments are closed.
[…] kuadër të projektit QUADIC, këtë javë po mbahet një vizitë studimore në Universitetin e Lubjanës. Vizita studimore ka […]