Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë shënon sot 13 vjetorin e themelimit, një përvjetor që simbolizon përkushtimin ndaj arsimit cilësor, avancimit shkencor dhe zhvillimit të vendit. Falë angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë personelit akademik dhe administrativ, si dhe pasionit të studentëve tanë, janë arritur rezultate të jashtëzakonshme që na bëjnë krenarë dhe që dëshmojnë për cilësinë e punës së kryer.
Në këto 13 vitet e para të jetës kemi krijuar partneritete me institucione akademike, kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kemi zhvilluar një ofertë të gjerë, të larmishme të programeve studimore për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune gjithnjë e më kompleks dhe në zhvillim të vazhdueshëm. Falë një vizioni largpamës dhe angazhimit të vazhdueshëm ndaj përsosmërisë dhe inovacionit, universiteti ynë është kthyer në një pikë referimi.
Sot, duke festuar këtë përvjetor, të forcuar nga synimet e arritura, jemi të thirrur të përballojmë me entuziazëm të përtërirë një fazë të re planifikimi që e sheh Universitetin tonë si protagonist të mundësive të reja të rritjes. Me një sy kah e kaluara, por i projektuar drejt sfidave që na presin, UHZ shpreh mirënjohjen e sinqertë për të gjitha institucionet bashkëpunëtore, për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhillimin e universitetit.
Në shënim të këtij përvjetori, universiteti “Haxhi Zeka” do të organizojë një tubim më 15 nëntor 2024, për të kremtuar arritjet dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e universitetit. Përvjetor i mbarë dhe suksese të vazhdueshme për të gjithë studentët, personelin akademik dhe administrativ, të cilët për çdo ditë kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm arsimor.
Urime përvjetorin dhe urojmë suksese të reja për të ardhmen!