Universiteti “Haxhi Zeka” priti sot komisionin parlamentar të Republikës së Kosovës
Menaxhmenti i Universitetit “Haxhi Zeka” prezentuan para komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport, punën dhe të dhënat lidhur me buxhetin, programet e studimit, infrastrukturën, planin e ardhshëm të kampusit universitar, projektet ndërkombëtare, në veçanti projektin për strategji të cilësisë. Menaxhmenti po ashtu informojë komisionin për rregulloret dhe infrastrukturën ligjore të cilat janë në harmoni me ligjet e Republikës së Kosovës.
Komisioni falënderoj menaxhmentin për të informimin dhe të dhënat e prezantuara, përgëzoj për punën e bërë dhe kërkoj që në të ardhmen të jenë edhe më të pranishëm në ndryshimet e ardhshme ligjore dhe kërkuan të dërgojnë ekspert nga UHZ-ja, për të plotësuar dhe ndihmuar në ligjin për Arsimin e Lartë, ligjin për akademinë e shkencave dhe arteve, e po ashtu edhe për ligjin për inspektoratin e arsimit. Menaxhmenti i UHZ-së tregojë gatishmëri për bashkëpunim dhe falënderojë shumë komisionin për vizitën dhe interesimin rreth funksionimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Komisioni parlamentar po ashtu u takua edhe me studentët dhe bashkëbiseduan për kushtet që ofron UHZ. Ata vizituan edhe hapësirat tjera të kampusit universitar.