Universiteti i Pejës kujton 121-vjetorin e vrasjes së Haxhi Zekës

Universiteti i Pejës kujton 121-vjetorin e vrasjes së Haxhi Zekës

Në 121 vjetorin e vrasjes së tij, Universiteti përkujton Haxhi Zekën, emrin e të cilit, me krenari mban ky institucion i lartë i arsimit. Organizatori dhe udhëheqësi i Kuvendit të Lidhjes së Pejës, “Besa-Besë”, u bë sinonim i mbrojtjes së të drejtave kombëtare shqipëtare nga shtypja shekullore Osmane.


Figura e atdhetarit të shquar pejan ishte e përmasave mbarëkombëtare dhe si e tillë do t’i pengonte atyre që kishin pretendime ndaj tokave shqipëtare. Përmes veprimeve tinzare u tentua shtypja levizjes së tij. Kjo u arrit vetëm me 21 shkurt 1902. Atë ditë, përmes dorës së zgjatur, Adem Zajmit, u organizua atentat, duke bërë likuidimin e tij fizik.


Universiteti i Pejës, duke kujtuar figuren e Haxhi Zekë Byberit, apo siç njihet si Haxhi Zeka pos krenarisë së mbajtjes së këtij emri, ndjen detyrim që nga ky institucion të krijoj kushte për nxjerrjen e kuadrove të reja të fuqishme, si rrugë e vetme për përmbushjen e misionit largpamës të Haxhi Zekës.

Translate »