Komisioni për ndarjen e bursave të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.11.2024 pas shqyrtimit të dokumentacionit mori këto vendime:
Studentët të cilët kanë përfituar bursë duhet të lajmërohen nga data 18.11.2024-19.11.2024 në zyrën e financave në ndërtesën e Fakultetit Juridik nga ora 10:00-14:00. Me këtë rast ata duhet të sjellin të fotokopjuar:
- Kopjen e leternjoftimit apo ndonjë dokument tjetër identifikues
- Fletëkonfirmimin e xhirollogarisë bankare të përfituesit të bursës.