Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi, Koordinatorja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj dhe Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, Z. Abedin Selimaj vizituan sot Institutin e Kosovës për Administratë Publike. Ata u pritën nga zëvendës drejtori ekzekutiv i institutit, Z. Enver Haxhijaj dhe nga drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbime të Përgjithshme, Z. Bujar Thaci. Qëllimi i këtij takimi ishte mundësia e organizimit të trajnimeve për personelin administrativ të universitetit “Haxhi Zeka”.
Rektori Krasniqi prezantoj në pika të shkurtra universitetin “Haxhi Zeka” duke nënvizuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e trajnimit të personelit administrative të UHZ-së. Z.Haxhijaj falenderoj rektorin Krasniqi për vizitën dhe informoi rreth aktiviteteve që IKAP-i organizon në mbështetje të administratës publike dhe mundësitë që UHZ-ja ka në shfrytëzimin e këtyre mundësive.
Takimi i sotëm është vetëm fillimi i bashkëpunimit me IKAP-in, në një të ardhme të afërt krerët e dy institucionet u zotuan të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për të koordinuar aktivitete, trajnime specifike në dobi të personelit administrativ të UHZ-së dhe të cilat ndihmojnë në profilizim të personelit dhe institucionit.