Përfaqësues të UHZ-së marrin pjesë në vizitën studimore lidhur me Praktikat e Zhvillimit të Strategjive të Ndërkombëtarizimit
Në vazhdën e realizimit te projektit QUADIC, në të cilin partner është Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, sot në kuadër të këtij projekti, u mbajt vizita studimore e radhës me tematikë “Qasjet ndaj ndërkombëtarizimit dhe implikimet e tyre për praktikat e zhvillimit strategjik të universitetit”. Vizita u mbajt në Mitrovicë, në Universitetin “Isa Boletini”.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë u përfaqësua nga: Prof.ass.dr. Anita Cucovic, Drejtor i IT-së Adnan Lataj dhe Besfort Ahmeti si koordinator i projektit.
Ligjëratat dhe diskutimet e hapura në kuadër të kësaj vizite u mbajtën kryesisht rreth praktikave të zhvillimit strategjik te Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë lidhur me ndërkombëtarizimin, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe mësimet e tyre lidhur me këtë temë. Po ashtu, u zhvilluan ligjërata nga partnerët që tanimë kanë përvojë në zhvillim të programeve me diploma të përbashkëtave apo të dyfishta.
Vlen te theksohet qe Universiteti Haxhi Zeka në Pejë vazhdimisht është duke u përkrahur nga projekti Quadic ne realizimin e objektivave strategjike për ndërkombëtarizim përmes të cilit fuqizohet mësim nxënia dhe avancohen njohuritë e studenteve në fushat përkatëse.
Në fund te kësaj vizite përfaqësues të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë u shprehën falënderues dhe mirënjohës për organizatorët e kësaj vizite duke uruar që vizita te këtij lloji te organizohen edhe ne te ardhmen.