Për studentët tanë të dashur të Fakultetit të Biznesit, Fakultetit të Menaxhim në Turizëm, Hoteli dhe Mjedis, Agrobiznesit, Arteve, dhe Juridikut, ka ardhur koha për të shkëlqyer edhe më shumë! Nga ky semester ju keni mundësinë e veçantë të zgjidhni lëndën “Ndërmarrësia” si lëndë zgjedhore, edhe nëse nuk është pjesë e kurrikulës së detyrueshme apo zgjedhore.
Çfarë do të fitoni duke zgjedhur lëndën e Ndërmarrësisë? Jo vetëm njohuri dhe aftësi të avancuara në fushën e biznesit, por edhe ECTS kredi shtesë në shtojcën e diplomës suaj! Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të sjellë përmirësim të dukshëm në cilësinë e studimeve tuaja dhe konkurrueshmëri në tregun e punës. Përveç kësaj, studimi i “Ndërmarrësisë” promovon kreativitetin dhe ndjeshmërinë ndaj mundësive të reja biznesore, duke ju frymëzuar të shikoni sfidat si mundësi për inovacion dhe rritje personale dhe profesionale.
Me një investim të vogël në kohë, ju do të përfitoni nga përvoja unike e lëndës “Ndërmarrësia”, e cila është projektuar për t’ju përgatitur për sfidat dhe mundësitë në botën e biznesit. ECTS kreditë shtesë do t’ju japin avantazhin e nevojshëm për të ndjekur rrugën e suksesit të karrierës suaj.
Mos e humbisni këtë mundësi! Zgjedheni dhe regjistrohuni për lëndën “Ndërmarrësia” në SMU dhe bëni hapat e parë drejt një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme. Nuk ka kohë më të mirë për të filluar rrugëtimin tuaj drejt një diplomë më të pasur dhe një perspektive më të gjerë profesionale. Jemi të sigurt se lënda e “Ndërmarrësisë” do të jetë një investim i frytshëm për të ardhmen tuaj!