Këshilli Drejtues i Institutit për Shkencë dhe Arte në mbledhjen e mbajtur në datën 31.05.2023 zgjedhi drejtorin e ISHA-së prof.ass.dr. Suada Ajdarpasic për një periudhë 4 – vjeçare. Këshilli Drejtues mori vendimin duke u bazuar në propozimin e Këshillit Shkencor të ISHA-së dhe dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatja në fjalë. Drejtori i Institutit është organ drejtues në kryerjen e detyrave në kuadër të kompetencave të përcaktuara me dispozitat e Statutit të këtij Instituti. Profesoresha Ajdarpasic ka dëshmuar të jetë e përkushtuar në punën dhe angazhimin e saj në universitetin “Haxhi Zeka” dhe UHZ i dëshiron punë të mbarë në funksionin e ri dhe shumë të rëndësishëm për institucionin.