Sot në datë 22 prill 2024 zv. Ministrat e Ministrisë për Zhvillim Rajonal z. Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari së bashku me pjesëtarët të kabinetit të kësaj ministrie vizituan universitetin “Haxhi Zeka”. Në takim ata u pritën nga menaxhmenti i UHZ-së i kryesuar nga rektori, prof.dr. Armand Krasniqi. Rektori Krasniqi i informoi të pranishmit me përpjekjet që po bën universiteti “Haxhi Zeka” në përmbushjen e misionit të tretë të tij, kontributit në shoqëri. Rektori Krasniqi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes MZHR-së dhe të gjitha ministritë e linjës me universitete për t’u shërbyer sa më mirë komunitetit të rajonit të Dukagjinit.
Zv. Ministri, z. Tafarshiku shprehu kënaqësinë e tij lidhur me zhvillimet e universitetit “Haxhi Zeka” dhe vlerësoi përpjekjet e institucionit për angazhimin e tij për zhvillim rajonal. Z. Tafarshiku vlerësoi gjithashtu edhe hapat konkretë që ka marrë universiteti, siç është konferenca e Forumit Ekonomik Rajonal – Dukagjini , drejt mbështetjes së komunave dhe bizneseve në rajonin e Dukagjinit. Të pranishmit u përshëndetën edhe nga zv. Ministri Uglari.
Vizita e zv. ministrave dhe takimi i tyre me studentët dhe personelin e UHZ-së u zhvillua në kuadër të aktiviteteve informuese dhe konsultative me të gjitha palët e interesuara për aplikim në thirrjen e MZHR-së për të mbështetur ide të reja biznesore si edhe ato ekzistuese. Gjatë takimi zv. ministrat ju përgjigjën pyetjeve të adresuara nga studentët e universitetit “Haxhi Zeka”.
Me rastin e “Ditës së Tokës”, zv.ministrat e dhe pjesëtarët e kabinetit morën pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga Fakulteti i Agrobiznesit dhe Fakulteti i Menaxhim Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis.