Trajnime

TOEFL ITP® Assessment Series

Studentët e UHZ-së me rezultate të larta në testin e gjuhëve të huaja

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të cilët kanë hyrë në testin e gjuhëve të huaja, test i cili u kërkohet studentëve në bazë të Udhëzimit Administrativ QRK Nr. 03/2018 për regjistrim në master dhe doktoratë, kanë rezultuar me sukses shumë të lartë, sukses i cili  tejkalon pritshmërinë.

Udhëzimi Administrativ QRK Nr. 03/2018 për gjuhët e huaja në programin e studimit të ciklit të dytë apo të tretë, thotë:

  1. Kandidatët të cilët aplikojnë për t’u pranuar në programin e studimit të ciklit të dytë apo të tretë, duhet të kryejnë testet dhe të kenë nivel të njohjes së njërës nga gjuhët e huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht, sipas përcaktimeve në tabelën 1 bashkangjitur këtij udhëzimi. 
  2. Klasifikimi i aftësive gjuhësore dhe niveleve të njohjes së gjuhëve, bëhet sipas kuadrit të përbashkët ligjor evropian referuar gjuhëve, në referencë të pikëve të testeve të ndryshme ndërkombëtare dhe shërben si standard për njohjen e gjuhëve të huaja dhe testet në Kosovë. 
  3. Për pranimin në programin e studimeve të ciklit të dytë apo të tretë, kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, sipas niveleve të CEFRL (kuadrit të përbashkët ligjor evropian referuar gjuhëve). Institucionet e arsimit të lartë, përcaktojnë nivelin e gjuhës, që do të jetë kriter hyrës në programet e studimit të ofruar prej tyre në ciklin e dytë apo të tretë, brenda niveleve të sipërcituara në këtë pikë të këtij udhëzimi. 
  4. Kandidati që aplikon për t’u pranuar në programe studimi të ciklit të dytë apo të tretë të institucionit të arsimit të lartë, duhet të ketë certifikime ose rezultate të testeve ndërkombëtare për nivelet e njohjes së gjuhëve, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre. 

KUADRI I PËRBASHKËT EVROPIAN REFERENCA PËR GJUHËT (CEFRL) 

Krijuar nga Këshilli i Evropës 2001, kuadri i përbashkët referenca për gjuhët, përcakton gjashtë nivele të aftësisë gjuhësore të grupuara nga institutet e arsimit, nën 
kujdesin e ALTE (ASSOSSITION of Language Testers in Europe), që përdoren për të krijuar testime, që mundësojnë vlerësimin dhe certifikimin, nëpërmjet një diplome 
zyrtare të aftësive gjuhësore. 
Ky vlerësim gjuhësor njihet në mënyrë eficente jo vetëm nga institucionet e arsimit të lartë, por gjithnjë e më tepër nga administratat dhe kompanitë e vendeve të ndryshme 

TESTI / NIVELI A1 A2 B1 B2 C1 C2 
GJUHA ANGLEZE 
CAMBRIDGE KET PET FCE CAE CPE 
IELTS 1.0/2.0 3 4.0/5.0 5.5/6.0 6.5/7.0 7.5+ 
TOEFL IBT Paper 
Basd Test 
30/56 57/86 87/109 110/120 
TOFEL Paper Basd 
Test (ITP) 
330/337 337 460 543 627 
TOEIC 246/380 381/649 650/785 786/935 936+ 
GESE 7,8,9 10,11 12 


GJUHA GJERMANE 
Goethe-Instirut SD1 SD2 ZD ZDFB ZMP ZOP 
TestDaf TDN3-TDN4 TDN5 


GJUHA FRENGE 
TFI 345-604 605/824 825 
DELF DELF A1 DELF A2 DELF B1 DELF B2 DELF C1 DELF C2 
TCF TCF 100-199 TCF 200-299 TCF 300-399 TCF 400-499 TCF 500-599 TCF 600-699 
TEF TEF 0-203 TEF 204-360 TEF 361-540 TEF 514-698 TEF 699-833 TEF 834-900 

GJUHA ITALIANE 
Perugia CELI 1 LIVELLO 

CELI 2 LIVELLO 

CELI 3 LIVELLO 

CELI 4 LIVELLO 

CELI 5 LIVELLO 

Sienna CILS A1 CILS S2 CILS uno B1 CILS 2 CILS 3 CILS 4 

GJUHA SPANJOLLE 
DELE DELE inicial DELE intermedio DELE superior 

Linku: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=16130

http://registration.sta-edu.com/

Translate »