Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar janë: 1.1 Përkrah zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar ndërkombëtar nëpërmjet marrëveshjeve dhe protokolleve; 1.2 Koordinon dhe i përkrah projektet rajonale dhe ndërkombëtare me interes për UHZ-në; 1.3 Harton dhe zbaton projekte të cilat e avancojnë punën kërkimore dhe shkencore në UHZ, në bashkëpunim me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë; 1.4 Ndihmon në krijimin e lidhjeve me Universitetet e huaja, i këshillon profesorët në krijimin e këtyre lidhjeve; 1.5 Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare në dispozicion për lëvizje të studentëve dhe të mësimdhënësve (p.sh. DAAD, EU, Fuulbright, British Council, etj), si dhe shpërndan informacione nëpër fakultete; 1.6 Siguron informata nga institucionet relevante ndërkombëtare për arsim dhe inicim të bashkëpunimit; 1.7 E Udhëheqë Programin veror të Universitetit; 1.8 Merr pjesë si anëtar I komisionit me qëllim të planifikimit të Strategjive të mëtutjeshme për zbatimin e suksesshëm të projektit; 1.9 E ndihmon Rektorin dhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë në të gjitha nivelet për Bashkëpunim Ndërkombëtar; 1.10 Kryen edhe punë të tjera të cilat ia cakton udhëheqësi;
Drejtori i Zyrat për Bashkëpunim Ndërkombëtar raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë..
Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar me sistematizimin e vendeve të punës, përbëhet nga këto pozita: 3.1 Drejtori Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar; 3.2 Zyrtar për Bashkëpunim Ndërkombëtar (1 nëpunës). 3.3 Zyrtar për Projekte (1 nëpunës).
Numri i të punësuarve në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar është Tre (3).