KMCV është organ këshillues i Senatit dhe Rektorit, i cili në bashkëpunim me organe të tjera mbështetëse dhe profesionale të Universitetit planifikon, monitoron, analizon dhe administron procedurat e vlerësimit të procesit mësimor, hulumtimit shkencor, kërkimit artistik dhe gjitha vlerësimet e fushave të tjera që mbulohen nga universiteti.
Detyrat e Këshillit për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim janë:
- I propozon Rektorit dhe Senatit një strategji me udhëzimet e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, kriteret, standardet dhe procedurat për realizimin e saj dhe përmirësimin e vazhdueshëm;
- Harton Manualin e Sigurimit të Cilësisë;
- Harton dhe aprovon planin e aktiviteteve për sigurimin e cilësisë në nivel qendror dhe të njësive akademike, në përputhje me këtë rregullore, akteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, dhe dokumenteve tjera për sigurimin e cilësisë;
- I jep sugjerime Rektorit, Senatit, Komisioneve të njësive akademike, për përmirësim të nivelit të cilësisë;
- Inkurajon diskutimet për cilësinë dhe promovon kulturën e cilësisë brenda universitetit;
- Analizon të dhënat e mbledhura nga fushat e nenit 2 të kësaj Rregullore;
- Themelon dhe mbikëqyr grupet punuese ad hoc për hartimin e RVV institucionale;
- Shqyrton RVV institucional të hartuar nga grupet punese sipas fushave përkatëse të Manualit të AKA-së;
- Shqyrton dhe i propozon Senatit aprovimin e raporteve të vetëvlerësimit për Ri/Akreditim të Programeve të Studimit;
- Në bashkëpunim me menaxhmentin e lartë dhe dekanët, zgjedhë anëtarët e komisioneve ad-hoc në nivel qendror për realizimin e vlerësimeve sipas nevojës;
- Aprovon raportet e përpiluara nga Zyra për sigurim të cilësisë dhe vlerësim, dhe jep rekomandime për përmirësim të cilësisë bazuar në rezultatet e nxjerra nga pyetësorët e realizuar;
- Aprovon raportet e vlerësimit të Komisioneve ad-hoc, të cilat bëjnë vlerësim të brendshëm të fushave përkatëse të universitetit, jep rekomandime për përmirësim dhe ia paraqet Këshillit të Njësisë Akademike dhe Menaxhmentit të Lartë.
- Monitoron nëse rekomandimet e dhëna për përmirësim janë adresuar dhe realizuar.