Ky është një klub gjithëpërfshirës, pasi që secili ka mundësinë të shpreh mendimin personal në lidhje me temën që debatohet, si dhe të njoh edhe mendimet e të tjerëve duke i pranuar ose kundërshtuar ato. Ky Klub është themeluar në bashkëpunim dhe përkrahje të organizatës Debate Center dhe në vazhdimësi për anëtarët e këtij klubi ofrohen trajnime dhe aktivitete të ndryshme nga ekspertë vendor e ndërkombëtar. Pjesëmarrja në debat ju mundëson studentëve që të zhvillojnë aftësitë e tyre të komunikimit, mendimit kritik, kreativitetit, lidershipit, vetëbesimit, kontrollit etj.