Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me stafin akademik të Universiteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ftojnë akademikët dhe ekspertët që të dërgojnë punimet shkencore dhe t’i prezantojnë ato në konferencën ndërkombëtare të titulluar “Shtet Ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia, Media dhe Arti”, që do të mbahet me 1-2 Nëntor 2018 në Pejë, Kosovë.
Konferenca synon që të paraqes sfidat e një procesi të shtet-ndërtimit që nxit paqen dhe zhvillimin duke krijuar një platformë për ndarjen e përvojave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nxitjen e diskutimeve akademike, mediale dhe artistike midis komunitetit akademik, ekspertëve të medias dhe artistëve të muzikës dhe artit.Thirrja është e hapur për të gjithë akademikët, hulumtuesit dhe ekspertët.
Gjuhët zyrtare të Konferencës janë Shqip dhe Anglisht. Konferenca do të mbahet në Kampusin e Universitetit”Haxhi Zeka” në Pejë, Kosovë.
.