Mbështetja e Internacionalizimit të Sistemit të Arsimit të Lartë nëpërmjet krijimit të Unionit Studentor të Kosovës – (SIHEKSU)
Kohëzgjatja e projektit : 36 muaj
Numri i Projektit: 544357-TEMPUS-1-2013-1-AT-TEMPUS-SMGR
Fillimi i projektit: 1 dhjetor, 2013 – 30 nëntor 2016
Partneret e projektit:
1. Universiteti Paris- London i Salzburg-ut, Austria (mbajtës i grantit)
2. Universiteti i Edinburg-ut, UK
3. Universiteti i Alicante-s, Spanjë
4. Unioni studentor I Skocisë
5. Unioni i Studentëve Austri
6. Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës (MASHT),
7. K-CIRT,
8. WUS Kosova
9. Agjencia e Akreditimit të Kosovës
10. Universiteti i Prishtinës,
11. Universiteti i Pejës,
12. Universiteti i Prizrenit,
13. Unioni Studentor Evropian,
Qëllimi i projektit :
Qëllimi i gjerë i projektit është që të ndihmoj në internacionalizimin e Sistemit të Arsimit të Lartë në Kosove përmes themelimit te Unionit Kosovar te studenteve. Pra, ky projekt do të fokusohet në zhvillimin e kornizës ligjore, krijimin e Unioneve Studentore Kosovare dhe mbështetjen e tyre për anëtarësim në Unionin Studentor Evropian.
Pra, projekti përkrahë universitetin në arritjen e objektivave të procesit të Bolonjës, strategjisë për Arsim të Lartë të Kosovës për periudhën 2005-2015, Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës për periudhën 2011-2016, strategjisë Evropa 2020, Strategjisë së kornizës për Bashkëpunim Evropian në edukim dhe trajnim (ET 2020) në fushat e njëjta, në mënyrë që të lehtësojë integrimin e Kosovës në arenën e Arsimit të Lartë Evropian.
Objektivat specifike te projektit jane:
Projekti është i përbërë nga objektivat specifike vijuese:
• Zhvillimi i kornizës ligjore në krijimin e Unionit Studentor të Kosovës,
• Të ndihmojë në zgjedhjet e studentëve për krijimin e Unionit Studentor të Kosovës;
• Krijimin e Zyrës së Unionit Studentor të Kosovës dhe të zhvillojë rregullore administrative dhe udhëzimeve për zhvillim të qëndrueshëm.
Projekti financohet nga: Komisioni Evropian përmes projektit TEMPUS