Takimet e KMCV-së

Takimi i datës: 11.06.2020

Me datë 11.06.2020, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim mbajti takimin e radhës, me
këto pika të rendit të ditës.
Gjatë këtij takimi, u vendos që në muajin qershor të realizohen pyetësorët e vlerësimit, Studenti-
Mësimdhënësin dhe Studenti-Administratën, sipas kalendarit të aktiviteteve të KMCV-së për vitin
2020, ndërsa, pyetësorët e vlerësimit, Vetëvlerësimi dhe Dekani-Mësimdhënësin, u vendos të
realizohen gjatë muajit shtator.
Po ashtu, u miratua Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e stafit akademik
në mësimin online dhe Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e studentëve
në mësimin online, raporte këto të nxjerra nga komisioni ad-hoc.

Me datë 01.09.2020, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim mbajti takimin e radhës, me këto pika të rendit të ditës.

Fillimisht, në nderim të Prof. Asoc. Dr. Bakir Kelmendi, u mbajt një minut heshtje për të vlerësuar veprën dhe kontributin e tij.

Në këtë takim, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim, mori vendim që vlerësimi përmes pyetësorëve “Studenti Mësimdhënësin” dhe “Studenti Administratën” të përsëritet, dhe të realizohet përmes formës fizike, për shkak të problemeve teknike të cilat janë shfaqur gjatë procesit të vlerësimit online të realizuar në muajin qershor.

 

Translate »