Më 13.02.2018 u lansua projekti “Krijimi i qendrave nga teoria në praktikë për inovacione dhe punësim (Creation Theory to Practice Centres for Innovation and Employment-CTPCIE)”,përmes programit Erasmus+. Punëtoria e filluar më datë 13.02.2018 ka vazhduar deri më datë 16.02.2018.
Universiteti “Haxhi Zeka” është përfaqësuar nga Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore dhe Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë. Më këtë rast Prorektorja Sabiha Shala bëri një prezantim të shkurtër për Universitetin
Projekti CTPCIE ka për qëllim kryesor ngritjen e cilësisë në edukimin e lartë duke krijuar punësim përmes qendrave (instituteve kërkimore dhe për punë praktike),të cilat do të mundësojnë modele interaktive (duale), në mes të universiteteve dhe ndërmarrjeve në Kosovë. Ky projekt do të mundësoj përfitime të shumëfishta duke bashkuar më se 120 pjesëtar të stafit akademik nga 6 universitete publike në Kosovë, 189 pjesëmarrës në mobilitete dhe rreth 500 studentë të cilët do të përfitojnë nga rifreskimi i planprogrameve dhe pjesëmarrja në Konferenca të ndryshme. Gjithashtu anëtare të projektit janë edhe 3 universitete europiane :Universiteti i Bonit-UB, Universiteti i Ljubljanes-UL, Universiteti i Bullgarise-UNWE), dhe 2 kolegje europiane (College NWRC nga Irlanda dhe College School of Management -AVM nga Lituania) si dhe Oda Ekonomike e Kosovës e po ashtu dhe organizata për agrobiznes YIADK. Ky projekt në tërësi do të zgjas 3 vite (deri në shtator të vitit 2020).
Roli i Universitetit “Haxhi Zeka” në këtë projekt është shumë i rëndësishem jo vetëm për faktin se do t’i mundësohet krijimi i qendrës (institutit ) që do të ketë 3 komponente kryesore: të biznesit, turizmin dhe hotelerinë dhe agrobiznesin, por edhe do të udhëheq pakon punuese numër 2 së bashku me Univeritetin e UNWE. Përmes këtij projekti Universitetit “Haxhi Zeka” , i mundësohet mobiliteti i 3 studentëve duke ndjekur kështu një semester dhe punë praktike (intership) në njërin prej universiteteve ndërkombëtare në këtë projekt dhe mobilitete për një numër të caktuar të stafit prej 5 ditë deri më 3 muaj. Janë paraparë edhe vizita studimore për stafin, e gjithesesi edhe për infrastrukturë do të përfitohen pajisje të nevojshme si kompjuter, projektor, etj.
[Best_Wordpress_Gallery id=”32″ gal_title=”CTPCIE”]