Sot Rektori, Prof.dr. Armand Krasniqi me prorektorin, Prof.dr. Edmond Beqiri dhe Koordinatoren për Kërkime shkencore dhe Projekte, Prof.ass.dr. Suada Ajdarpašić, ishin në një vizitë pune në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Në një takim me rektorin dhe bashkëpunëtorët e tij, ne ramë dakord për pjesëmarrje të përbashkët në aplikimin e projekteve të të gjitha niveleve. Në takim u formua një grup i përhershëm bashkëpunimi i përbërë nga:
1. Prof.dr. Edmond Beqiri (UNHZ);
2. Prof.asoc.dr. Kimete Canaj (UFAGJ);
3. Prof.ass.dr. Suada Ajdarpašić (UNHZ);
4. Msc. Linda Dula Halilabazi (UFAGJ);
5. Prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj (UNHZ)
6. Msc. Denis Spahija (UFAGJ).
Grupi i mesiperm do ketë pergjegjesinë e krijimit te projekteve të perbashkëta dhe është pergjegjes për vazhdimin e bashkepunimit të ndersjelle mes dy Universiteteve.