Znj. Sabiha Shala, Prorektorja për Mesimdhënie, Çështje Studentore dhe Hulumtim takoj sot përfaqësueset e projektit EYE znj. Majlinda Rizvanolli dhe Vjosa Mullatahiri, me ç’rast u njoftua për vazhdimin e fazes së dytë të këtij projekti që ka për qëllim funksionalizimin e Trupave Këshilldhenës, mekanizëm ky i rendësishëm për identifikimin e nevojave të tregut që duhet reflektojnë në hartimin dhe realizimin e programeve të studimit. Një harmonizim i tillë i programeve me nevojat e tregut mundëson përgatitje të diplomuarëve me profil sipas nevojave të tregut dhe mundësi punësimi me të lehtë.
Per me shume info, kliko linkun.
http://www.helvetas-ks.org