Fakulteti i Arteve

Fakulteti i Arteve , qendër kryesore rajonale përgatit profesionistë të aftë në
fushën e arteve, zhvillon dhe mbështet jetën artistike duke përmbushur
nevojat e shoqërisë.

Fakulteti i Arteve synon të mbetet model i arsimit të lartë publik i karakterizuar
nga përgatitjet profesionale akademike, për të krijuar, zhvilluar dhe përcjell
dijet nëpërmjet mësimdhënies, në fushën e artit dhe të kulturës, si dhe nxisë
dhe zhvillojë kërkimin artistik /shkencor

FAKULTETI I ARTEVE

 Peja njihet si njëra ndër qytetet më të vjetra në Kosovë dhe përbën një ndër qytetet më të bukura dhe më të pasura me potenciale kulturo-historike, artistik dhe bukuri të rralla natyrore

Historiku. – Themelimi i një institucioni të arsimit të lartë në fushën e arteve në Pejë ka qenë  ide e shumë intelektualeve dhe artistëve të kësaj ane. Qyteti i Pejës çdo herë ka qenë burim i pa shtereshëm i personalitetesh me renome botërore. Hapja e Shkollës së Mesme të Arteve që në vitin 1949 ndikojë fuqishëm që ky institucion të bëhej vatër e pothuaj të gjithë piktorëve më kulminantë shqiptarë dhe jo vetëm të tyre në Kosovë dhe të tjerë anekënd ish Jugosllavisë. Nga kjo shkollë e artit kanë dalë piktorë, skulptorë dhe grafistë të shquar, që sot me ta mburret arti pamor i Kosovës dhe ai gjithëkombëtar. Me atë që krenohet qyteti dhe kjo shkollë e artit janë Xhevdet Gjava, Esat Valla (nga Gjakovë), Shyqeri Nimani, Rexhep Ferri (nga Kuksi i Shqipërisë), Gjelosh Gjokaj (ngaTuzi i Malit të Zi), Fatmir Krypa (Gjakovë), etj,.

Gjurmët e para të aktiviteteve në fushën e artit skenik në Pejë datojnë edhe para vitit 1940.  Në vitin 1939, me rastin e festës së Pashkëve, u organizuan “Karnavalet e Pashkëve”, me ç’rast u shfaq edhe pjesa teatrore “Skënderbeu”. Aktiviteti më i madh në këtë segment kulture rritet pas vitit 1945 gjegjësisht në vitin 1949 kur Kuvendi Komunal i Pejës merr vendim për themelimin e Teatrit të qytetit. Prej këtij viti, arti skenik merr edhe më shumë dhe në teatrin e këtij qyteti mblidhen talent, të cilët kulturën e këtushme (shqiptare) e bën të njohur anë e këndë Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe më gjerë. Dy vjet më vonë, respektivisht, në vitin 1951, Teatri i Pejës kualifikohet për në Festivalin e Parë të Teatrove Amatore të Serbisë. Në vitin 1959, Teatri i Pejës, arrin, deri atëherë, piedestalin e sukseseve. Drama shqiptare e këtij teatri kualifikohet për në Festivalin Federativ të Teatrove Amatore të Jugosllavisë, i cili, tradicionalisht organizohej në Hvar (Kroaci). Prej vitit 1950 deri në ditët e sotme entuziastëve dhe aktorëve të teatrit i bashkohen edhe dhjetëra e dhjetëra aktorë të rinj. Ndër emrat e ndritur që kanë dal nga kjo skenë dhe kanë ndriçuar përjetësisht në këtë degë të artit kanë qenë aktorët Kristë Berisha, Istref Begolli, Faruk Begolli, Muharrem Qena, Ragip Logja, etj, regjisorët Selami Taraku, Ekrem Kryeziu, etj, skenografët Nuredin Loxha, Shahin Kryeziu, Agush Beqiri, Muhamet Shala, Afrim Gora, etj,.

Në aspektin e kulturës muzikore pejane, që në vitin 1954/55, me angazhimin, punë dhe kontributin e profesorit çekosllovak të muzikës Franjo Vaculny formohet orkestra frymore e qytetit. Paralelisht me formimin e kësaj orkestre ky profesor vënë bazat e para të shkollës së muzikës duke ligjëruar lëndë të teorisë muzikore dhe mësim me instrumente frymore nëpërmjet notave muzikore që për rrethanat e kohës ishte një risi dhe avancim epokal. Nga kjo shkollë del orkestra e parë frymore në përbërjen e të cilës kishte klarinetist, flautist, trompetist, hornist, trombonist, bariton tubat, etj,. Nga viti 1950 – 1960, ka pasur lloje të orkestrave, siç kanë qenë, orkestra frymore, orkestra harkore, xhaz orkestra, orkestra e mandolinave, orkestra popullore amatore. Në Pejë që nga viti 1954 e tutje, ka pasur dhe ka ansamble të ndryshme, që zhvillojnë dhe kultivojnë kulturorë muzikore në gjini të ndryshme. Nga lëmi i muzikës nga ky qytet dal  kitaristët më famë ndërkomëbate Ehat Musa e Xhevdet Sahatqija, solistët Shpresa Gashi e Xhelal Bakraqi dhe shumë e shumë të tjerë. Në këtë qytet nga viti 1976 funksion Shkolla e ulët e muzikës dhe në vitin shkollor 2008/2009 mësimin e ka filluar edhe shkolla e mesme e muzikës.

 

Fillet e themelimit të Fakultetit të Arteve. – Përgatitjet për themelimin e Universitetit të Pejës, intensifikohen dhe dinamizohen në vitin 2009 nën drejtimin e ish menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Nga këto iniciative Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në fundin e vitit 2009 e angazhon Këshillin Britanik që të hartojë një dokument fisibiliteti për te parë mundësinë e themelimit të këtij institucioni të arsimit të lartë. Në fillim të vitit 2010, eksperti i Këshillit Britanik Profesori Steve Bristow, ia dorëzon Ministrit të MASHT – it dokumentin e fisibilitetit me propozime dhe orientime për fakultetet e ardhshme dhe njëkohësisht i rekomandon MASHT- it themelimin e universitetit në Pejë.

Pas marrjes së këtij dokumenti menaxhmenti i FSHAB – it, para e posaçërisht pas themelimit të Universitetit me 14.11.2011, në mungesë të njohurive të duhura për të artikuluar më mirë kërkesën lidhur me programet e mundshme të studimit, angazhon dy grupe punë me profesionistë. Grupi i parë me katër profesorë të muzikës dhe grupi i dytë me dy profesorë të artit figurativ. Vendoset të përgatiten dy (2) programe për degën e ardhshme të muzikës (edukim i përgjithshëm muzikor dhe edukim në muzikë) dhe një (1) program për degën e ardhshme të artit figurativ (arti dhe kultura figurative).

Në veçanti grupi i profesorëve të angazhohet për të përgatitur dokumentacionin për arsyeshmerinë e themelimit të këtij fakulteti. Në këtë dokument theksohen qartë të gjitha të cilat janë dhënë në pjesën parë historikut të artit në Pejë. Vlerësohet se Peja ka një traditë në sferën e artit dhe të kulturës kombëtare e më gjerë duke theksuar se themelimi i këtij fakulteti me dy degë, të artit figurativ dhe muzikës  jo vetëm që  janë të rrënjosure në traditën e kësaj zone por zbatimi i programeve  do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm për kualifikimin e kuadrove të ardhshme të edukimit art figurativ dhe edukim muzikor, profile këto të cilët i mungonin në masë të madhe të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës e më gjerë. Kësaj analize i shtohet edhe fakti se në Gjakovë ekziston shkolla e mesme e muzikës dhe meqë distanca gjeografike ishte shumë e vogël (34 kilometra) ky institucion shihej si burim komplementar për angazhimin e personalit akademik dhe si mundësi regjistrimi për nxënës  të saj në Fakultetin e Arteve – Dega e muzikës. Natyrisht, kjo argumentohet edhe me një analizë të përgatitur me të dhëna statistikore nga burim zyrtare për nevojat që kishte vendi për këto profile të specializuara. Po ashtu konstatohet se ekziston edhe një numër i caktuar i kuadrit të kualifikuar që mund të bartnin barrën e zhvillimit akademik. Pas datën 14.11.2011 procesi i themelimit të UHZ –së kalon në kompetencë të Këshillit të Përkohshëm Drejtues të UHZ. Pas dorëzimit të draftit të Statutit të Përkohshëm të UHZ –së, me datën 06.01.2012 Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nënshkruan dhe fuqizon Statutin e Përkohshëm të Universitetit “Haxhi Zeka”, ku në nenin 28 përcaktohet dhe rregullohet themelimi i Fakultetit të Arteve në Pejë.

Tani në drejtimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues të UHZ –së,  në qershor të vitit 2012 grupet e profesorëve të angazhuar për përgatitjen e programeve të  Fakultetit të Arteve, aplikojnë për akreditim tek Agjencia e Kosovare e Akreditimit me tri (3) programe: edukim i përgjithshëm muzikor edukim në muzikë dhe arti dhe kultura figurative. Agjencia Kosovare e Akreditimit me datën 06. Korrik 2012 i akrediton me sukses vetëm dy programet e degës së muzikës për një afat një vjeçar. Ky akreditim afat shkurtë në vendimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit me nr. 437/12 dt. 09.07.2012, arsyetohet se momentalisht UHZ – ja nuk e kishte ende një status të qartë ligjor.

Këshilli i Përkohshëm Drejtues i UHZ, përgatit konkursin publik për pranimin e katër (4) profesorëve. Në mungesë të fondeve për publikim të konkursit kërkohet ndihma e Rektorit të UP –së, që ky konkurs të publikohet për emrin e llogarinë e UHZ –së. Natyrisht,  UP – ja, e publikon konkursin  në fjalë. Këshilli i Përkohshëm Drejtues, në mungesë të Senatit, si i vetmi organ i autorizuar për themelimin e UHZ –së, vetëm për këtë herë, deri sa të krijoheshin kushtet për krijimin e Senatit të Përkohshëm, cakton Komisionet Recensuese me kompetencë, raportet e pranuara nga ata i publikon në biltenin e krijuar për herë të parë dhe, në përputhje më dispozitat e Statutit të Përkohshëm të UHZ –së, dhe të rregullores për ekuivalentimin e thirrjeve akademike  për herë të parë në këtë fakultet në marrëdhënie të rregullt pune i pranon katër (4) profesor asistentë.

Fakulteti i arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” e punë e fillon për herë të parë me 01. Tetor 2012 vetëm me degën e muzikës. Pas një pune të suksesshme një vjeçare dhe Miratimit të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 30 maj 2013,  Fakulteti i Arteve – Dega e muzikës prapë ri aplikon në Agjencinë Kosovare të Akreditimit dhe me vendim e kësaj agjencie me nr. 486/13 programet Edukim në Muzikë (BA)  R dhe Edukim i Përgjithshëm Muzikor (BA) R, akreditohen për afat tre (3) vjeçar (nga data 1 tetor 2013 deri me 30 shator 2016).      Në vitin 2014 /15 Fakulteti i arteve pasurohet edhe me  programe të reja si Edukim artistik në instrumente frymore  dhe Regji filmi dhe Tv (akreditohen për afat tre vjeçar)  .

Nga viti 2016 -2019 në Fakultetin e Arteve akreditohen dhe Riakreditohen programet si :Edukim në muzikë -Riakreditim ,Edukim i përgjithshëm në muzikë -Riakreditim .Në vitin 2019/2020 programet në Fakultetin e arteve riformatizohen dhe riakreditohen si Edukim artistik në interpretim duke u pasuruar edhe me instrumentet harkore,piano ,kitare dhe solokëndim ,dhe programet Edukim në muzikë dhe Edukim i përgjithshëm në muzikë riformatizohen në Edukim në muzikë.Nga viti 2020 në Fakultetin e arteve funksionalizohet edhe niveli Master me programin Edukim muzikor. Fakulteti i arteve ka të angazhuar si ligjëruas në vazhdimësi profesorë dhe artist eminent nga Shqipëria,Maqedonia,Kroacia.Gjatë këtyre viteve studentët dhe mësimdhënësit kanë pasur një sërë aktivitetesh si paraqitje koncertale në shumë vende rajonale dhe europiane si:Shqipëri,Maqedoni,Mali i zi,Bullgari,Gjermani,Turqi,Angli,Çeki,Itali etj.

Tashë e pesë vite studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit organizojnë Javën artistike studentore të përvjetshme ku prezentohet puna ,suksesi dhe angazhimi i tërë vitit akademik.

Organizime të masterklaseve me profesor të njohur nga Gjermania,Ukraina,Maqedonia,Shqipëria,Kosova,Koracia.Pjesëmarrje  dhe çmime në gara ndërkombëtare si fitues i  çmimeve  absolute,vende të para ,dyta dhe të treta  në vendet :Shqipëri,Maqedoni,Rusi.Pjesëmarrje në konferenca :Europian  associate for music in school(EAS),Konferenca ndërkombëtare për Media dhe Arte.Studentët e diplomuar të këtij Fakulteti në masë të madhe janë të punësuar në Shkolla të përgjithshme fillore ,të mesme ,në shkolla profesionale të muzikës,poashtu janë punësuar edhe si anëtar orkestre  dhe kore në Tiranë ,Prishtinë,Prizren,Pejë,në produksione të ndryshme televizive etj.

Fakulteti i arteve sot – ka në përbërje 2 programe nivelit Bachelor :Edukim në muzikë  dhe Edukim artistik në interpretim (Modulet:Frymor,Harkor,Piano dhe kitare,solokëndim) si dhe 1 program nivelit Master Edukim muzikor.

Fakulteti i arteve aktualisht disponon me një sallë koncertale,5 salla mësimi dhe 4 kabinete.Të gjitha sallat janë të pajisura me Pianino ,pulta ,tabele si dhe në sallat e caktuara edhe projektorë .Nga vitit 2017 është nisur ndërtimi i objektit të ri enkas për Fakultetin e arteve me të gjitha specifikat që kërkohen .Ky objekt është në përfundim e sipër dhe pritet të funksionalizohet në Tetor të viti 2023.

Translate »