Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” të shoqëruar nga Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala, Prorektore për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore dhe Prof.Ass.Dr. Gjylbehare Murati, U.d. Dekane e Fakultetit Juridik, vizituan Qendrën e Dokumentimit për krimet e luftës.
Fondi për të Drejtën Humanitare ka hapur në Prishtinë një qendër dokumentacioni për krimet e luftës me informacione nga pesë gjyqe që kanë lidhje me Kosovën e që janë zhvilluar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
“Nga krejt dokumentacionet, dosjet që kanë qenë në dispozicion, ne si organizatë në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që të bëjmë këtë qendër të dokumentimit ku portretizohet se si kanë ndodhur, se si ka qenë mënyra e krimeve në Kosovë, edhe cilët kanë qenë personat që janë akuzuar.”, tha Njomëza Haxhibeqiri nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Po ashtu, ajo prezantoj ekspozitën e përhershme të Qendrës së Dokumentimit
Znj. Dea Dedi, menaxhere e Qendrës së Dokumentimit dha sqarime të detajuara për të gjitha videot që ishin të paraqituara në këtë qendër dhe më pastaj bëri një prezantim për betejat e para, numrin e viktimave dhe krimeve të bëra gjatë luftës në përgjithësi. . Në përfundim të vizitës u mbajt një diskutim, ku studentët shprehën që kjo është mundësi për qytetaret, nxënësit, e studentët të mësojnë mbi të kaluarën me fakte të vërtetuara nga Gjykatat.
Vizita u realizua në kuadër të marrëveshjes që ka Universitetit “Haxhi Zeka” më Fondin për të Drejtën Humanitare.[Best_Wordpress_Gallery id=”45″ gal_title=”Qendra e Dokumentimit”]