Ne teatrin “Istref Begolli” në Pejë me datën 16. 03. 2018 u mbajt Koncerti Autorial i kompozitorit të mirënjohur Prof. Bashkim Shehu.
Ky koncert autorial vlenë te theksohet se u mbajt pas 30 viteve në qytetin e Pejës. Koncerti ishte Multimedial dhe u realizua ne kuadër të bashkëpunimit të Akademisë së Muzikës të Pullës Kroaci me Universitetin “Haxhi Zeka” si dhe me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Pejës.
Shumica e Profesorëve të Fakultetit të Arteve pranë Universitetit ” Haxhi Zeka ” si
Prof. Syzana Jakupi, Mimoza Pajaziti Drançolli dhe Besim Qorri piano, Dardane Nallbani flaut dhe Meriton Ferizi fagot ishin të angazhuar në realizimin e këtij koncerti ku interpretuan veprat e ndryshme në formacione të ndryshme të autorit Shehu, gjithashtu të angazhuar ishin edhe intepretë tjerë si Patrik Andreja solo këngëtar, Pëllumb Vula klarinetë dhe Drilon Çoçaj kitarë.
Disa prej veprave që u shfaqen përmes video-projektori atë natë ishin fragmente nga baleti “Besa”, inserte nga muzika për dramë dhe film ” E kafshoja terrin “, ” Bregu i pikëllimit “, ” Dervishi dhe vdekja”, gjithashtu vepra për kor, solist dhe orkestër nën dirigjimin e Denis Madrushand Kroaci dhe orkestrat e Akademisë së muzikës Pullë nga Kroacia, dhe nga orkestra e Karlovy Vary.
Një moment i veçantë ishte edhe transmetimi i “Dolce Suono” nën interpretimin e tenorit me famë botërore H.Carrera si dhe solistit kroat T.Cetinski dhe orkestrës të RTV kroat.[Best_Wordpress_Gallery id=”53″ gal_title=”Koncert Bashkim Shehu”]