Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Universiteti “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me Ministrinë e  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me organizatat jo qeveritare mjedisore” ERA” “FINQ” , “KEERC” dhe shoqërinë civile, shënuan sot Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

 Prorektori, Prof.asoc.Dr. Afrim Selimaj në fjalën e tij potencoi që UHZ është e gatshme për të kontribuar në iniciativa të tilla mjedisore.

Zv. Ministri i Ministrisë së MPH-së, Fatmir Matoshi, në emër të Ministres Albena Reshitaj, urojë për ditën e biodiversitetit dhe përcjelli falënderimin e saj për organizmin, ai u zotua për zbatimin e planit të veprimit për ruajtjen e biodiversitetit, po ashtu foli edhe për shkatërrimin  e lumenjëve dhe pyjeve është degradim edhe jetës sonë dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Përfaqësuesi i organizatës “FINQ”, Nexhmendin Ramadani, foli për bukuritë e zonës së Dukagjinit, në veçanti për zogjtë ku edhe vetë kjo organizatë ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.

Dhe Fatos Lajçi nga “ERA” , sipas tij Kosova nuk qëndron mirë në fushën e biodiveristeitt sidomos në zonat e mbrojtura në parqet kombëtare, kemi prerje, ndërtime pa leje dhe aktivitete dëmtuese në natyrë, shpresojmë që me aprovimin e planifikimit hapësinor të parkut kombëtare atëherë do të hyn në fuqi menjëherë edhe ligji për mbrojtjen e natyrës, ku këto veprime do të sanksionohen me ligjet mbi natyrën. Në aspektin pozitiv sipas tij, Kosova ka pasuri natyrore me të cilat duhet të krenohemi, me llojllojshmëri të madhe dhe tashmë, është pjesë e hartës së gjeobiodiveristetit botëror duke i`u  falënderuar species së quajtur Rrëqebullit ballkanik të cilët  janë dy  dhe janë në zhdukje që njëkohësisht rrezikohen nga vetë njeriu.

Lajçi,  ftoi të pranishmit për të përuruar shtegun e zogjve, në afërsi të hapësirës universitare nëpër parkun e qytetit, që njihet për llojllojshmërinë e zogjve që jetojnë në këtë qytet.

Përveç organizatave, pjesëmarrës ishin edhe studentët tonë nga Fakultetit i Agrobiznesit me disa nga punimet e tyre mjedisore dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.

Prorektori Selimaj dhe zv.ministri Matoshi, po ashtu mbjellën dy fidane në hapësirat e UHZ-së.
[Best_Wordpress_Gallery id=”81″ gal_title=”Biodiversiteti”]

 

Translate »